Lajmi i Fundit: Një vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajmi i Fundit: Një vdekje dhe 119 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ka vdekur një person nga COVID-19 dhe janë infektuar 119 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

119 të infektuarit kanë dalur nga gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren

Ndërsa raste të shëruar nga COVID-19 vetëm në 24 orët e fundit janë 154.

Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti./Insajderi.com