Miratohet shpërndarja e përkohshme për një fabrikë dhe një ndërmarrje nga Bordi i AKP-së

Miratohet shpërndarja e përkohshme për një fabrikë dhe një ndërmarrje nga Bordi i AKP-së

Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur sot mbledhjen e tij të rregullt me ç’rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti, njofton Insajderi.

Në këtë takim të zhvilluar ky bord u informua mbi çështjet e auditimit dhe e miratoi planin e rishikuar të Njësisë së Auditimit për vitin 2020.

Në njoftimin e AKP-së thuhet se është miratuar shpërndarja e përkohshme për një fabrikë dhe një ndërmarrje.

“Veç kësaj Bordi miratoi propozimet e menaxhmentit për qiradhënie të aseteve të NSH-ve. Tutje, pas informimit dhe shqyrtimit, Bordi miratoi edhe dy raporte të korrigjuara Autoritetit të Likuidimit lidhur me shpërndarjen e Përkohshme dhe të Pjesshme për “UNIS” (Fabrika e biçikletave, Pejë) dhe “Ndërmarrja e re Llamkos Steel SHPK”, thuhet në njoftim.

Mbledhja e radhës është caktuar për datën 25 shtator 2020. /Insajderi.com