Kosnett thotë se SHBA do ta ndihmojë Kosovën në luftë kundër COVID-19

Kosnett thotë se SHBA do ta ndihmojë Kosovën në luftë kundër COVID-19

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se ata janë të përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën  në ballafaqimin e me pandeminë COVID-19, njofton Insajderi.

Kosnett këtë deklaratë e bëri sot  gjatë Forumi të Donatorëve ku u bisedua në lidhje me planin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Në forumin e sotëm theksova se SHBA-ja është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën kundër COVID-19. Qeveria duhet të mobilizojë burimet e veta për ta menaxhuar krizën. Kontrolli i virusit është një parakusht për rimëkëmbjen ekonomike”.

“Populli i Kosovës ka energji e zgjuarsi. Ato janë armët tuaja sekrete për ta luftuar COVID-19”, ka shkruar Kosnett në rrjetin social Twitter./Insajderi.com