Thaçi e quan Trepçën “thesar i Kosovës”

Thaçi e quan Trepçën “thesar i Kosovës”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook ku e quan Trepçën “thesarin e Kosovës”, njofton Insajderi.

Në postimin e tij, Thaçi ka lavdëruar punën e ndershme dhe të palodhshme të minatorëve të Trepçës.

“Ditën e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës . Minatorët, simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën”, thuhet në postimin e presidentit./Insajderi.com