Drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Fetah Fejzullahu, ka treguar se shkolla që ai drejton ka bërë përgatitjet ashtu siç edhe është rekomanduar në mënyrë që mbarëvajtja e testimit të shkojë si duhet, njofton Insajderi.
“Përgatitjet janë bërë bukur mirë qoftë nga ana e Ministrisë së Arsimit drejtorisë komunale por edhe nga ne këtu menaxhmenti i shkollë. Kanë ardh dezinfektuesit, do të thotë i kanë marrë nxënësit gjatë hyrjes nxënësit gjithashtu i kanë pas edhe maskat u vendosën të gjithë nëpër klasa. Këtu janë edhe zyrtarët e ministrisë me teste…po besojë që çdo gjë do të shkoj mirë”, deklaroi Zejnullahu.
E situata e krijuar nga pandemia me COVID-19 ka bërë që ta rrisë edhe më shumë stresin tek këta nxënës. Nxënësi Ardian Bunjkau për KosovaPress para se t’i nënshtrohet testit ka thënë se nuk kanë mundur të përgatiten në mënyrën më të mirë, meqë orët janë mbajtur online.
“Sa i përket parapërgatitjes për testin e maturës të gjithë së paku kena mësu prej orëve online, nuk na ka ra mu përgatit qysh duhet me ardh me mbajt në klasë shkaku i pandemisë. Ka ndikua mjaftë keq te krejt nxënësit për shkak se presioni mos po infektohet dikush plus edhe tash stresi për test është njëfarë presioni mjaftë i madh për neve si adoleshent”, u shprehë Bunjaku.
Se ky vit është më i vështirë shkak i pandemisë, e tha edhe nxënësi Florent Sylejmani. Ai tha se kjo situatë ka ndikuar negativisht tek ta.
“Po jena përgatit paraprakisht sa kemi mundur por dhe pandemia ka ndikuar shumë në këtë test madje ka ndikuar goxha negativisht nuk kemi mundur të kemi përgatitjen e duhur ashtu siç e kemi planifikuar të mbajmë në shkollorë, prandaj edhe kemi mbet mbrapa”, tha Sylejmani. /Insajderi.com