Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Shkollën e Mesme Profesionale ‘Januz Zejnullahu’ në Viti, ku pa nga afër përgatitjet për mbajtjen e Testit të Maturës në kushte pandemie, njofton Insajderi.
Zemaj postoi një fotografi nga vendi i ngjarjes, ku bëri të ditur se masat e marra për zhvillimin e këtij testi ishin për çdo lavdatë, ku falenderoi edhe drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe stafin teknik të shkollës për mobilizimin e bërë.
“Për çdo lavdatë janë përgatitjet dhe zbatimi i këtyre masave gjatë mbajtjes së testit. Shenjëzimet dhe udhëzimet paralajmëruese për maturantët, me maska dhe distancën, respektoheshin me përpikëri”.
“Falënderoj drejtorët, mësimdhënësit, stafin teknik të shkollave për këtë mobilizim dhe angazhim sipas rekomandimeve për respektimin e masave parandaluese të virusit”, ka shkruar ai. /Insajderi.com
Sapo vizitova Shkollën e Mesme Profesionale “ Januz Zejnullahu “, ku pashë përgatitjet për mbajtjen e Testit të…
Posted by Armend Zemaj on Saturday, August 29, 2020