462 pacientë të infektuar me COVID-19, janë duke u trajtuar nëpër spitalet e Kosovës, njofton Insajderi.
Nga ta, 329 persona janë duke u ndihmuar me oksigjen për të marrë frymë, ndërsa 12 prej tyre janë në respiratorë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar shifrat sa i përket këtyre pacientëve që janë të shtrirë.
Ndërsa, sot u raportuan edhe për nëntë vdekje të reja nga ky virus, 115 raste të reja të infektimit dhe 116 të shëruar. /Insajderi.com