Abazi: Marrëveshja e 4 shtatorit e falimenton Kosovën ekonomikisht

Abazi: Marrëveshja e 4 shtatorit e falimenton Kosovën ekonomikisht

Ish zv-kryeministri i Shqipërisë, Haki Abazi, ka reaguar kundër takimit të 4 shtatorit që organizohet në Uashington, ku do të takohet një delegacion i Kosovës dhe Serbisë.

Abazi ka thënë se në kohën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Kosova mund të falimentohet ekonomikisht duke ia hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit.

“Marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ja hequr kontrollin ndaj Trepçës dhe Ujmanit, e falimenton në anën politike duke e rikonfirmuar se fusnota ka qenë akt i pranimit se statusi nuk është kryer dhe se do bëjë kompromise të reja dhe Kosova varet nga qëndrimi i Serbisë dhe në fund marrëveshja e dërgon Veselin në Hagë me automatizëm”, ka thënë ndër tjerash Abazi.

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikat e saj për takimin e 4 shtatorit, madje lideri LVV, Albin Kurti, ka kërkuar edhe zëvendësimin e Richard Grenelit me ndonjë diplomat tjetër. /Insajderi.com

Marrëveshja e Washingtonit në kohën e fushatës elektorale presidenciale, e falimenton Kosovën ekonomikisht duke ja hequr…

Gepostet von Haki Abazi am Samstag, 29. August 2020