Katër të vdekur dhe 84 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 84 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur dhe 84 të tjerë janë infektuar me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Këto shifra lidhur me pandeminë janë ndër më të ulëtat pas disa javësh në këtë vend.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, personat të cilët hanë humbur jetën, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 persona. /Insajderi.com