Hoti: Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka vlerë 470 milionë euro

Hoti: Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka vlerë 470 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar shifrën e projektligjit që synon rimëkëmbjen ekonomike, e cila shifër pritet të arrij deri ne 470 milionë euro, njofton Insajderi.

Sipas Hotit, nga kjo shifër do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset pasi të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Hotit, këto mjete së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese./Insajderi.com