
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën ndërkombëtare të të pa gjeturve, kujton fatin 1674 të zhdukurve shqiptarë në luftën e fundit 1998/99 në Kosovë.
Adresën ku Thaçi shpresonte ta zbardhte fatin e personave të zhdukur, sot adresën e njëjtë e sheh si fajtore. Fakti që, 21 vite pas luftës së fundit, nuk dihet akoma fati i 1647 personave të zhdukur, për presidentin Thaçi, është turp edhe i bashkësisë ndërkombëtare.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të bëjë presion ndaj Serbisë në mënyrë që të zbardhet fati i personave të pagjetur.
Në fund Thaçi, ka deklaruar se nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi për fatin e tyre./Insajderi.com