Katër viktima dhe 39 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Katër viktima dhe 39 raste të reja me Coronavirus në Maqedoninë Veriore

Katër njerëz kanë vdekur dhe 39 të tjerë janë infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përveç këtyre viktimave dhe të infektuarve, edhe 48 persona janë shëruar.

Ndërsa, personat që kanë humbur jetën janë një 43 dhe 66-vjeçar nga Kumanova dhe një 71 dhe 72-vjeçar nga Shkupi. /Insajderi.com