Në Malin e po zhvillohen zgjedhjet ku deri më ora 17:00 kanë dalë në votime 68.4%.
Sipas rajoneve, të dhënat e CEM-it tregojnë se në Podgoricë kanë votuar 70,9 %, në veri të Malit të Zi 63,9 %, ndërsa në jug 69,6 % e votuesve, njofton Insajderi.
Deri më tani në Tuz kanë votuar rreth 42% e qytetarëve. Të gjitha vendvotimet në Mal të Zi do mbyllen në ora 20:00. Zgjedhjet monitorohen nga 2.098 vëzhgues, prej të cilëve 265 të huaj. /Insajderi.com