Kosova vendoset në Apple Maps

Kosova vendoset në Apple Maps

Postimet që Apple Maps të vendosë Kosovën në hartë si një shtet të pavaruar, u bënë virale në media sociale, e një shtysë të madhe patën edhe postimet e Dua Lipës, pasuar nga mijëra qindra përdorues, njofton Insajderi.

Në Apple Maps, Kosova ishte e vendosur si pjesë e Serbisë, e kështu edhe një peticion u nis në platformën Change.org ku mblodhi afro 200 mijë nënshkrime.

Në një përditësim të peticionit, konfirmohet se Kosova është shtuar në hartat e Apple, sipas kufijve të saj.

Ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, i kishte dërguar edhe një letër kompanisë Apple, ku kërkon që kufijtë e vendit të saj të shfaqen në harta.

Haradinaj shkruante se Kosova e shfaqur si pjesë e Serbisë në hartë ishte në “kundërshtim të drejtpërdrejtë me realitetin politik dhe ligjor”. /Insajderi.com