Shqipëri: 57 mijë të papunë, shkak pandemia

Shqipëri: 57 mijë të papunë, shkak pandemia

Në vetëm pak muaj kanë falimentuar gati një e treta e bizneseve në Shqipëri dhe kanë dalë mijëra të papunë, shkruan portali Opinion, njofton Insajderi.

Pandemia raportohet se ka qenë fatale për mijëra subjekte të vogla.

Kriza ka shkaktuar deri tani mbylljen e 32.4 mijë bizneseve, 98% e të cilave ishin subjekte të vogla.

Pandemia nxori gjithashtu të papunë 57 mijë persona, deri në fund të korrikut, në krahasim me shkurtin, sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet.

Bizneset e mëdha kanë arritur të rimëkëmben dhe të rrisin sërish gradualisht numrin e të punësuarve pas krizës së së madhe të prillit e majit.

Paketat mbështetëse nga qeveria kanë arritur të ruajnë përkohësisht punësimin dhe mbylljen e të vegjëlve, por sapo ato kanë përfunduar, mijëra biznese nuk kanë arritur të mbijetojnë në një treg, ku konsumi është tkurru ndjeshëm.

Gati një e treta e bizneseve në Shqipëri janë mbyllur, ndërsa ka mbetur e papunë 12 për qind e forcës punëtore në sektorin privat jo bujqësor./Insajderi.com