Vetë-aksident në autostradën “Arbën Xhaferi” – Vdes një person

Vetë-aksident në autostradën “Arbën Xhaferi” – Vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një vetë-aksidenti trafiku që ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në autostradën “Arbën Xhaferi”, njofton Insajderi.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh të saj, ku tutje thuhet se në këtë aksident i përfshirë ishte edhe një person që ndodhej në të njëjtin automjet me viktimën.

Pasagjeri i cili ka pësuar lëndime trupore, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Autostrada Arbën Xhaferi, Km 20 (NN) 30.08.2020 – 18:38. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia, ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri i tij mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com