35 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë – 356 të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës

35 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë – 356 të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës

35 pacientë të infektuar me Coronavirus e që po trajtohen nëpër spitalet e Kosovës janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga institucionet shëndetësore, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar po trajtohen 356 pacientë të konfirmuar me Coronavirus.

Në QKUK dhe klinikat e saj po trajtohen në total 120 pacientë me COVID-19, ndërsa në shtatë spitalet rajonale 236 pacientë.

Ndërkaq, në respiratorë janë shtatë pacientë, ndërsa 28 janë me maska CPAP. Me oksigjenoterapi janë 298 pacientë, është njoftuar në raportin spitalor të SHSKUK. /Insajderi.com