Krasniqi: Pacientët me COVID do të trajtohen vetëm në Infektivë dhe Pulmologji

Krasniqi: Pacientët me COVID do të trajtohen vetëm në Infektivë dhe Pulmologji

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se përkundër gjendjes së rënduar që është krijuar nga pandemia, po tentojnë që Klinikën e Neurologjisë ta lirojnë nga pacientët që po trajtohen për Coronavirus, njofton Insajderi.

Sipas Krasniqit qëllimi është t’i rikthejnë shërbimet për pacientët që nuk janë të infektuar

“Situata ende paraqitet e rënduar dhe ende kemi numër të madh të pacientëve. Ende kemi mbi 40 pacientë të cilët janë me respirator qoftë të intubuar disa prej tyre apo në formën CPAP apo ventilimin mekanik të asistuar…. Ne sot kemi vendosur që gradualisht të lirojmë edhe Klinikën e Neurologjisë nga data 21 në repartin e Operativës së Gjinekologjisë nuk kemi pacientë me COVID, sot kemi vendosur që edhe pacientët e Neurologjisë t’i bartim në Klinikën e Infektivës dhe Pulmologjisë në mënyrë që të provojmë tash që të provojmë t’i kemi pacientët vetëm në Klinikën e Infektologjisë dhe Pulmologjisë dhe gradualisht t’i rikthejmë shërbimet edhe për pacientët e tjerë jo COVID”, tha Krasniqi.

Shefi i Mjekimit Intensiv COVID-19, Naim Kuqi tha se në këtë klinik janë duke u trajtuar 12 pacientë me COVID-19.

“Në Mjekimin Intensiv Qendror COVID për momentin i kemi 12 pacientë me COVID, prej 12 pacientëve pak më herët i pranuam edhe dy të gjendje të rëndë, 3 i kemi me maskë të thjeshtë vetëm me O2 suport, janë të vetëdijshëm komunikativ, ushqehen disa të tjerë i kemi me maska me mbështetje suport me respirator”, tha ai. /Insajderi.com