Në prag të takimit në Uashington, Lajçak takon Vuçiqin: Kërkon më shumë dinamizëm në procesin e dialogut

Në prag të takimit në Uashington, Lajçak takon Vuçiqin: Kërkon më shumë dinamizëm në procesin e dialogut

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar rreth dialogut për çka kërkon të ketë më shumë dinamizëm në këtë proces, njofton Insajderi.

Në forumin strategjik të Bled-it në Sloveni, ai mbajti takimin me të parin e Serbisë, në prag të takimit të katër shtatorit në Uashington – në një process parallel dialogimi që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara.

“Një takim përmbajtësor dhe i dobishëm me Presidentin e Serbisë për aktualitetin. Unë shpreha gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta bërë më dinamik dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Lajçak njofton se derisa ka folur për dialogun Prishtinë-Beograd ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është më shumë një proces serioz sesa një akt.

“BE siç është mandatuar nga #UNGA në 2010 është e përkushtuar ta lehtësojë atë çdo hap përgjatë rrugës”, ka thënë tutje ai.

Në takimin e fundit në Bruksel mes koordinatorit shtetëror për dialog, Skënder Hysenit dhe përfaqësuesit serb Marko Gjuriq, duket se nuk kishte pasur mjaftueshëm atmosferë të mirë bisede, nga ky takim Hyseni kishte akuzuar palën serbe për mungesë konstruktiviteti. /Insajderi.com