Maska është obligim në veturë nëse jeni me ndonjë jofamiljar

Maska është obligim në veturë nëse jeni me ndonjë jofamiljar

Në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, mbajtja e maskave obligohet edhe në veturë nëse pasagjer është ndonjë anëtar jo i familjes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihen format e obligueshmërisë dhe jo-obligueshmërisë së mbajtjes së maskës, njofton Insajderi.

“Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”, ka shkruar ai.

Sipas shembujve të paraqitur nëse jeni në veturë me anëtarë të familjes nuk obligohet mbajtja e maskave, por me çdo person jofamiljar përdorimi i maskës behet obligim.

Është raportuar se një qytetar ka marrë dënim për mosmbajtjen e maskës brenda në veturë dhe për këtë ka pasur reagime. /Insajderi.com

Ligji nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin…

Gepostet von Faik Hoti am Dienstag, 1. September 2020