Ulje e numrit të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ulje e numrit të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ulje e madhe e numrit të të infektuarve të ri me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është regjistruar dje, kur pas një kohe të gjatë ka pasur 11 raste të reja nga 450 testet e bëra, njofton Insajderi.

Ndërsa, edhe një ditë më parë numri i rasteve ishte gjithashtu i ulët, 39 raste, për 24 orë. Numër kaq të ulët nuk janë regjistruar që nga muaji prill, kur ishin shënuar vetëm pesë dhe shtatë raste, për një ditë.

Sipas të dhënave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, shumica e qyteteve kanë vetëm nga një të infektuar të ri. Të infektuarit e rinj janë nga qytetet, tre nga Shkupi dhe nga një nga Kumanova, Tetova, Gostivari, Gjevgjelia, nga Kriva Pallanka, nga Berova, nga Vinica dhe nga Dellçeva.

Në anën tjetër numri i të shëruarëve është afër 100. Me qenë se çdo ditë regjistrohen shifra të larat të pacientëve të shëruar po bie edhe numri i rasteve aktive.

Vetëm dje janë regjistrua 95 të shëruar. Një 51 vjeçar nga Gostivari, 65 vjeçar nga Prilepi dhe një 78 vjeçare nga Vinica, janë tre rastet e reja të vdekjes që janë shënuar në 24 orëshin e fundit.

Sipas MSH-së që të tre kanë ndërruar jetë në spital. Po ashtu të dhënat tregojnë se edhe kapacitete e spitaleve që trajtojnë pacientët me koronavirus, janë liruar, gjegjësisht mjekojnë më pak pacientë. /Insajderi.com