Udhëheqësi i koalicionit proserb në Malin e Zi, pas incidenteve nëpër rrugë: Duam të jetojmë së bashku

Udhëheqësi i koalicionit proserb në Malin e Zi, pas incidenteve nëpër rrugë: Duam të jetojmë së bashku

Udhëheqësi i Listës për “Ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapic, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në Podgoricë gjatë festës së suksesit zgjedhor të opozitës nuk duhet t’i shërbejë askujt për ndarje.

Pas zgjedhjeve të 30 gushtit, në Podgoricë, kishte disa incidente përgjatë kohës sa opozita po festonte në rrugë, njofton Insajderi.

koaliconi proserb, arriti një rezultat që me gjasa të mëdha i mundëson formimin e qeverisë, pas pushtetit 30 vjeçar të Milo Gjukanoviq.

Por, kryesuesi i Listës së koalicionit “Ardhmëria e Malit Zi”, thotë se dëshirojnë të jetojnë së bashku me të gjithë duke respektuar njëri tjetrin.

“Duhet të përcaktohet se kush është fajtor për incidentin. Duhet të përcaktohet kush është ai dhe pse e bëri atë. Ne duhet të jetojmë së bashku, dhe që të jetojmë së bashku, duhet ta respektojmë dhe vlerësojmë njëri-tjetrin”, theksoi Krivokapi, raporton Blici serb.

Pas “Fitores së Pirros”, së Gjukanoviqit, me vetëm një mandat më shumë, opozita proserbe, filloi festë në të gjitha vendet ku kishte serbë; Serbi, Kroaci, Bosnje, Kosovë. /Insajderi.com