Arrestohet një 19-vjeçar nga Drenasi, dyshohet se vodhi në dy xhami të Malishevës

Arrestohet një 19-vjeçar nga Drenasi, dyshohet se vodhi në dy xhami të Malishevës

Një 19-vjeçar nga Malisheva është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se i njëjti ka vjedhur në dy xhami të kësaj komune, njofton Insajderi.

Nga PK njoftojnë se kanë pranuar një informatë nga ankuesi, Imam i Bashkësisë Fetare dega në Malishevë, se më 24 gusht rreth orës 23:00, i dyshuari ka hyrë në brendi të xhamisë dhe me forcë ka hapur kutinë që ishte vendosur për mbledhjen e parave që përdoren për çështje bamirësie – fetare, me ç’rast ka vjedhur edhe një shumë të konsiderueshme parash.

“Njësia e hetimeve pranë Stacionit Policor – Malishevë, pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe të suksesshme, ka arritur tё identifikojë dhe tё arrestojë tё dyshuarin, G. G., i lindur me 2001, nga Drenasi”, thuhet në kumtesën e policisë.

Pas shoqërimit të të njëjtit në Stacion policor, dhe gjatë procesit te marrjes në pyetje në prezencë të avokatit, dhe ballafaqimit me prova që lidhën me rast, i njëjti ka pranuar se ka kryer këtë vepër penale.

Po ashtu gjatë marrjes në pyetje dhe ofrimit të dëshmive i njëjti ka pranuar se dhe në vitin 2018 kishte kryer edhe një tjetër vjedhje në xhaminë e fshatit Dragobil të Malishevës.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet në ndalim policor pёr 48 orё. /Insajderi.com