Vetëvendosje: Ekipi negociator pa platformë – ne nuk bëhemi pjesë e një procesi që ka nisur keq

Vetëvendosje: Ekipi negociator pa platformë – ne nuk bëhemi pjesë e një procesi që ka nisur keq

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu dhe Hjarullah Çeku, ka thënë se ekipi negociator ka shkuar pa platformë ne Uashington dhe nuk pritet asgjë e mirë nga ai takim, njofton Insajderi.

Në televizionin Kanal 10, Aliu ka thënë se “ky ekip nuk ka as platformë, as pika që përcaktojnë drejtimin dhe qëllimin e këtij procesi të dialogut”.

“Asgjë e mirë nuk pritet nga ky takim në Uashington”, ka shtuar Aliu.

Ndërsa deputeti tjetër, Hajrullah Çeku, ka shtuar se “Vetëvendosje nuk i bashkohet një ekipi të tillë, e aq më pak të bëhet pjesë e një procesi që ka filluar keq, po zhvillohet keq dhe pritet të përfundojë keq”.

Më pas Aliu ka shtuar se “nuk është çështja a duhet të shkojmë në Uashington, por çështja që duhet të ngritët është se si duhet të shkohet në Uashington”.

“Nëse shkojmë në tavolinë si palë e pabarabartë, procesi i dialogut e detyron Kosovën të bëjë koncesione të reja dhe në fund nuk do të ketë njohje nga ana e Serbisë”, ka thënë Aliu.