Albulena Haxhiu: Avdullah Hoti nuk e di se për çfarë do të flitet në takimin e Uashingtonit

Albulena Haxhiu: Avdullah Hoti nuk e di se për çfarë do të flitet në takimin e Uashingtonit

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se subjekti i saj është i shqetësuar për mungesën e transparencës për takimin në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Tutje Haxhiu ka shtuar se Hoti nuk di gjë se për çfarë do të flitet në takimin e 4 shtatorit në Uashington.

“Vetë Avdullah Hoti e pranoi se nuk di për çka do të diskutohet në Uashington. Si është e mundur kjo që shkon në një tryezë ku nuk dihet se çfarë do të flitet”.

Më pas Haxhiu ka shtuar do të kundërshtohen të gjitha marrëveshjet në të cilat do të preket territori apo sovraniteti i Kosovës.

“Nuk bën të ketë marrëveshje sikur Zajednica apo shkëmbimi i territoreve”, ka thënë ne fund Haxhiu./Insajderi.com