Në Komunën e Gjilanit është raportuar për një grua të humbur.
Një burrë ka deklaruar se gruaja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende, njofton Insajderi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar rastin në fjalë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com