Kurti takim virtual me profesorin e Universitetit Cambridge, diskutohet për një kapitalizëm më pak të pabarabartë

Kurti takim virtual me profesorin e Universitetit Cambridge, diskutohet për një kapitalizëm më pak të pabarabartë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka biseduar virtualisht me profesorin  nga Universiteti Cambridge, Ha-Joon Chang për çështje ekonomike.

Kurti ka thënë se kjo bisedë është bërë në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të “Qeverisjes Alternative”.

Kurti, ka thënë se profesori Chang është ekonomist i famshëm për përpjekjet e tij për të përshkruar një version të kapitalizmit që eshtë jo vetëm më i barabartë por edhe më efiçient sesa ai me të cilin jemi mësuar.

Ai po ashtu ka thënë se Librat e profesorit Chang, që disa vjet, kanë qenë një prej frymëzimeve për programin socio-ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë bisedë është kritikaur edhe tërheqja 10% e trustit për shkak të pandemisë.

“Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura, ka qenë në lidhje me propozimin e qeverisë për të lejuar tërheqjen e 10% të kontributeve nga Trusti pensional i Kosovës. Sipas profesorit Chang, ky propozim është po aq i rrezikshëm sa është edhe i pakuptimtë. Sipas vlerësimit të tij, një politikë e tillë jo vetëm se do të dështojë të ndihmonte pikërisht ata qytetarë që kanë më së shumti nevojë për mbështetje në këtë kohë pandemie, por edhe do t’i rrezikonte seriozisht kursimet pensionale të brezave të ardhshëm’, ka shkruar Kurti në Facebook. /Insajderi.com

Zoom me Ha-Joon Chang Në kuadër të përgatitjes së programit dhe planit të Qeverisjes Alternative, sot kam pasur nderin…

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 3. September 2020