Viti i ri shkollor fillon më 14 shtator

Viti i ri shkollor fillon më 14 shtator

Ministria e Arismit dhe Shkencës ka zhvilluar takim me drejtuesit komunalë në lidhje me fillimin e vitit të ri akademik.

Kështu është vendosur që shkollat të hapen më 14 shtator, njofton Insajderi.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, tha se janë duke u bërë përgatitjet intensive që të organizohet mësimi në bazë të udhëzuesit që e kanë përpiluar.

“Tekstet mësimore jeni duke i pranuar dhe janë duke u bërë përgatitje intensive që ta organizojmë mësimin në bazë të udhëzuesit që e kemi përpiluar”, tha ai.

Në këtë takim është prezantuar edhe protokolli i reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla, që do të përcaktojë mënyrën e reagimit të menaxhmentit të personelit të shkollave dhe drejtorive komunale të arsimit në rast të paraqitjes së rasteve të infektimit individual ose grupor të nxënësve ose personelit të shkollave. /Insajderi.com