Ngjarje e rëndë në Bogë, vdes një punëtor pasi rrokulliset eskavatori

Ngjarje e rëndë në Bogë, vdes një punëtor pasi rrokulliset eskavatori

Të mërkurën ka ndodhur një ngjarje e rëndë tragjike në Bogë të Rugovës, kur një eskavatori  është rrokullisur, duke i shkaktuar vdekjen një personi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova, e ka konfirmuar këtë rast për Gazetën Online Insajderi.com.

Policia ka shkuar shpejtë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen, e cila ka ndodhur në ora 17:50.

Me urdhër të prokurotit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Viktima humbi jetën në moshën 49 vjeçare. /Insajderi.com