Asnjë viktimë nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Asnjë viktimë nga Coronavirusi brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Asnjë viktimë nuk është shënuar si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të Institutit të Shëndetit Publik në këtë vend, ku tutje thuhet se janë shënuar edhe 166 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq janë shëruar edhe 224 pacientë të tjerë që ishin të infektuar deri më sot.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 14 mijë e 762, ndërsa, i rasteve aktive dy mijë e 191. /Insajderi.com