Zaev me porosi për ministrat: Në shërbim të qytetarëve

Zaev me porosi për ministrat: Në shërbim të qytetarëve

“Si ministra dhe ministre dëgjoni zërin e qytetarit si drejtim preciz i cili vjen nga niveli më i lartë dhe nga i cili nuk ka devijime. Duhet tu shërbejmë të gjithë qytetarëve, pa dallim të orientimit të tyre etnik, partiak, gjinor, orientimin seksual, identitetin gjinor, racën, ngjyrën e lëkurës, origjinën, përkatësinë e grupit të margjinalizuar, gjuhën, origjinën sociale, arsimin, religjionin, bindjen politike, bindjet tjera, nevojat e veçanta, moshën, gjendjen familjare ose të martesës, statusin pronësor, gjendjen shëndetësore dhe statusin shoqëror”.

Këtë e theksoi kryeministri i RVM -së Zoran Zaev sot gjatë dorëzimit të mandatit ministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën para një muaj e gjysmë, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhën të vazhdojmë ta lëvizim shtetin përpara. Na e dhanë votën dhe besimin e tyre, dhe ne jemi të obliguar që gjatë mandatit katërvjeçar, t’iu sigurojmë jetë edhe më cilësore, siç do të donim për vete dhe për më të afërmit tanë. Ne kolegë të respektuar, kemi obligim që t’i përmbushim pritjet e të gjithë qytetarëve, ndërsa këto mandate janë një dëshmi, diçka që vazhdimisht do të na përkujtoj për atë të cilën jemi të obliguar. Vota e secili qytetar është votë për mbrojtje nga virusi korona dhe për përballje me sukses me krizën shëndetësore-ekonomike, votë për ekonominë e re maqedonase, për vende të reja të punës të cilat do të paguhen mirë, për shtet të drejtë, për mjedis të pastër dhe të shëndoshë, për infrastrukturë funksionale, për lidhje efikase në vend dhe me botën, për kulturë të fuqishme kombëtare sipas shembullit evropian për arsim, i cili gjeneratat e reja i përgatit për të tanishme më të mirë dhe për të ardhme më të mirë”, theksoi Kryeministri Zoran Zaev. /Insajderi.com