Ali Ahmeti përfundon dëshminë në Speciale, nuk jep detaje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është deklaruar rreth intervistimit të tij dy ditor në Dhomat e Specializuara të Tribunalit të Hagës, njofton Insajderi.
Pas këtij intervistimi në cilësi të dëshmitarit, Ahmeti tha se nuk mund të jap detaje për atë se çfarë është pyetur dy ditë radhazi.
Ahmeti tha se këto detaje mund t’i jap pasi të përfundoi i gjithë procesi gjyqësor. /Insajderi.com