Maqedoni e Veriut- Rasti “Monstra”: Dëshmitari nuk mban mend asgjë

Maqedoni e Veriut- Rasti “Monstra”: Dëshmitari nuk mban mend asgjë

Inspektorit nga Maqedonia e Veriut, Goran Veselinov, që sot dëshmoi në rastin “Monstra”, nuk iu kujtonte të ketë komunikuar me të akuzuarin e pestë, Haki Azirin dhe as ta ketë malltretuar atë, njofton Insajderi.

Gjithashtu mohoi të ketë parë shenja dhune tek i akuzuari, sepse siç tha do ta vendoste në procesverbal. Ky i fundit ka thënë se ka qenë i malltretuar dhe dhunuar gjatë bastisjes dhe gjatë trasnferimit për në stacionin policor, pasi është arrestuar, kurse inspektori i policisë atë ditë kishte qenë i angazhuar për të bërë bastisjen dhe transferuar këtë të dyshuar në stacion polcor.

Fillimisht dëshmitari nuk mbante mend pothuajse asgjë, mirëpo pasi u përballë me vetë të akuzuarin në fjalë, filloi të kujtohej. As inspektori dhe as në procesverbale, nuk kishin theksuar se ditën e bastijes ka qenë e thirrur ndihma e shpjetë.

Ai fillimisht tha se nuk ka pasur diçka të tillë, sepse në të kundërtën vetë ata do t’i dërgonin në spital dhe pasi u përball me Azirin, Veselinov u përgjigj se filloi të kujtohej se aty kanë qenë prezente ekipet e ndihmës së shpjetë.

“Po thoni se jemi takuar në korridor të shtëpise,  por unë e mbaj mend se ne burrat kemi qenë të shtrirë në oborrin e shtëpisë. A ju kërkova ndihmën e shpejtë? Unë isha i goditur, vëllai im 15 vjeçar, babai im. Përse nuk është theksuar në procesverbal se është thirrur ndihma e shpejtë?” tha Haki Aziri i akuzuar.

Këtë e mohoi dëshmitari Veselinov.

“Nuk jam i sigurt, nuk po mohoj ndoshta edhe jemi takuar në oborr. Tani po filloj të kujtohem, po e di që është thirrur ndihma e shpejtë, ju më keni kërkuar, nuk e di tani sakt për nënën ose babain, por e di që për njërin prind. Prezenca e ndihmës së shpejtë nuk është vendosur në procesverbal, por  kjo qëndon tek procesverbali i ndihmës së shpejtë” tha Goran Veselinov – dëshmitar.

Me këtë rast gjykatësi e kujtoi se inspektori i angazhuar për basitje, është dashur t’i  ketë shkruar të gjithë veprimtaritë që janë marrë në vendin e ngjarjes.

Dëshmitari tjetër Ivica Buçevski, tregoi se lajmërimin për këtë rast e ka marrë nga Qendra për njoftim dhe komandim. Ndërkaq, shprehet se nuk e di ku janë videot e sigurisë të natës kur ka ndodhur ngjarja.Familjari i disa të akuzuarëve Bedri Ajdari  mendon se gjërat relevante që çojnë në zbardhjen e rastit, inspektorëve nuk u kujtohen.

Mirëpo sipas tij, kjo u ndodh atyre pasi janë palë që nuk kanë asgjë në dorë dhe refuzohen të kenë qasje në dokumente dhe shkrime që ato kërkojnë.

“Po shihet qartë se gjërat elementare, gjëra relevante që ndihmojnë për zbardhjen e procesit po fshihen. Nga kush, nga ato që kanë qasje dhe mundësi për t’i fshirë. Ju e patë se edhe dëshmitarin i fundit i cili sot dëshmoi, kur u pyet nga Fejzi Aziri se ku janë kamerat e sigurisë, që ndër to ka pasur edhe kamera të sigurisë shtetërore dhe private…ne jemi të detyruar sepse jemi pala më e pamundëshme, që nuk na lejohen gjërat, dmth edhe pse i kërkojnë pala mbrojtëse nuk na lejohet dhe nuk kemi qasje të mjaftueshme nëpër ato shkrime, nëpër ato dokumente” tha Bedri Ajdari familjar.

Gjykimi vazhdon më 10 shtator, ku edhe përfundon lista e dëshmitarëve të prokurorisë. Më pas të akuzuarit do të thirrin dëshmitarët e tyre. /Insajderi.com