Grenell demanton ministrin serb – Mohon të jetë prezantuar dokumenti për njohje të ndërsjellë në Uashington

Grenell demanton ministrin serb – Mohon të jetë prezantuar dokumenti për njohje të ndërsjellë në Uashington

Emisari Special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar lajmin se në këtë është prezantuar një dokument ku përfshihet një pikë që parashikon njohjen e ndërsjellë, njofton Insajderi.

Gjatë pasdites së sotme u raportua se ministri serb i Financave, Sinisha Mali, ka thënë se në këtë takim ekziston një presion i madh ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq.

Mirëpo, përmes llogarisë në Twitter, i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili është po merr pjesë në takim, Richard Grenell, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar Grenelli, duke shpërndarë një lajm ku thotë të njëjtën gjë me ministrin serb Mali.

Nga ana tjetër, këshilltari për siguri i SHBA-së, Robert O’Brien, ka dhënë detaje nga takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Po shikojmë përpara për bisedimet e reja këtë pasdite”, shkruan O’Brien në Twitter. /Insajderi.com