Vulin e vazhdon propagandën të cilën e demantoi Grenell: Vuçiq nuk do të dorëzohet para kërkesës për njohjen e Kosovës

Vulin e vazhdon propagandën të cilën e demantoi Grenell: Vuçiq nuk do të dorëzohet para kërkesës për njohjen e Kosovës

Propaganda serbe se në Shtëpinë e Bardhë po kërkohet njohje reciproke është duke vazhduar pavarësisht se Emisari i Posaçëm i Administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë, njofton Insajderi.

Së fundmim edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Vuçiqit po I bëhet presion për njohjen e Kosovës.

“Unë nuk jam pjesëmarrës në negociatat e Uashingtonit por është e qartë për mua se shqiptarëve i është premtuar një letër që do t’i jepet Vuciqit për njohjen e Kosovës”, ka thënë ai, shkruan Vecernje Novosti, transmeton Insajderi.

“E di që ka shumë presion mbi presidentin tonë në këto momente dhe do të ketë edhe në orët në vazhdim por Komandanti Suprem i ushtrisë serbe dhe presidenti serb nuk do të dorëzohet”, ka shtuar Vulin.

“E kam parë atë duke kundërshtuar njerëz të mëhdenj të botës dhe e di që nuk do të dorëzohet”, ka thënë ai. /Insajderi.com