Abazoviq thotë se ka vënë kusht mos-tërheqjen e njohjes së Kosovës me partnerët e koalicionit, ndryshe nuk ka bashkëpunim

Abazoviq thotë se ka vënë kusht mos-tërheqjen e njohjes së Kosovës me partnerët e koalicionit, ndryshe nuk ka bashkëpunim

Kreu i partisë “E Zeza në të bardhën” në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, është deklaruar rreth kushtit për mos-tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës me partnerët e koalicionit, njofton Insajderi.

Nëse ndodhë e kundërta dhe kërkohet që të hiqet njohja për shtetin e Kosovës, Abazoviqi thotë se nuk do të bashkëpunojë me këto parti.

“Njohjen e Kosovës unë e kam bërë kusht edhe ata e kanë pranuar. Ajo është çështje e kryer. Atë gjë ata e kanë deklaruar. Nëse i qëndrojnë fjalës prapa, ne i përkrahim, nëse jo, ne nuk do të bashkëpunojmë me ta. Por për atë që thirremi ne në marrëveshje, ajo do të bëhet. Ne deri tash kemi pasur vetëm një deklaratë të përbashkët. Ne nuk mund të flasim për parti dhe afrim të programeve kur ne kemi pasur një diktator që 30 vite. Ne do të ja kthejmë sovranitetin qytetarit sovran. Ne e kemi mundur garniturën e vjetër të viteve të ‘90-ta në 2020-ën. I ftoj edhe elitën politike në Kosovë të na përkrahin dhe të thonë se ju përkrahim në parimet tuaja, e jo të thonë ju po sillni në pushtet ‘çetnikët’, kjo nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Dritan Abazoviq për televizionin publik të Kosovës. /Insajderi.com