Në kuadrin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte e pranimshme dhe vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, njofton Insajderi.
Edhe pse pjesëmarrja e saj në këtë takim u pa si dicka e jashtëzakonshme, në fakt, për presidentin Trump, një gjë e tillë është e zakonshme.
Ivnka Trump, çdo herë merr pjesë në takime të rëndësishme ku e përfaqëson presidentin Trump, të cilat takime ka interes të veçantë vetë presidenti.
Një pjesëmarrje të tillë u vlerësua nga ana e presidentit serb Aleksander Vuciq, njofton KlanKosova.
“Ivanka është e rëndësishme. Ajo foli për tema të rëndësishme, për zhvillimin e ndërmarrësisë në Ballkan e posaçërisht për mbështetjen e grave në Beograd e Prishtinë”, tha ai.
Vuçiq deklaroi se në këtë takim ku ishte Ivanka Trump u fol shumë për Lindjen e afërt dhe se amerikanët shpenzuan shumë kohë duke folur për këtë rajon dhe posaçërisht për marrëveshjen që arritën Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ata deshën të na përfshijnë edhe neve në këtë temë”, tha ai. /Insajderi.com