Bashkimi Evropian thonë se janë të njoftuar rreth agjendës së takimit Kosovë-Serbi në Uashington

Bashkimi Evropian thonë se janë të njoftuar rreth agjendës së takimit Kosovë-Serbi në Uashington

Bashkimi Evropian është njoftuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth agjendës së takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, gjatë një konference për medie të mbajtur sot në Bruksel.

Ai nuk ka dashur të deklarohet rreth temave dhe se a është kërkuar apo jo në atë takim njohja e ndërsjellët.

Por, BE-ja edhe këto takime i sheh vetëm si “plotësim” të përpjekjeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, korniza kryesore e së cilave, sipas BE-së, është dialogut i Brukselit.

“Gjithë kohën kemi thënë se është e mirëseardhur secila përpjekje e cila lehtëson normalizimin e raporteve”, ka thënë Stano, duke paralajmëruar se gjatë kësaj fundjave dhe të hënën do të ketë takime në nivele të ndryshme edhe në Bruksel në kuadër të dialogut. /Insajderi.com