Vuçiq bën gati një dhuratë për presidentin Trump

Vuçiq bën gati një dhuratë për presidentin Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë gati një dhuratë për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njofton Insajderi.

Kjo dhuratë të cilën i pari i Serbisë i ka sjellë liderit të SHBA-së, është një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë.

Siç raporton media serbe “Novosti”, kjo monedhë ka imazhin e Nikola Teslës, transmeton Insajderi.

Kjo medie bën të ditur se “kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe që i detyrohej botës punën e tij dhe i cili është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”. /Insajderi.com