“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë – Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë – Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”

Analisti kosovar, Imer Mushkolaj, ka thënë se shkaku i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, është vonuar nisja e delegacionit në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Mushkolaj, i cili po qëndron në Uashington për të parë nga afër zhvillimet nga atje, ka thënë se pjesëtarët e AAK-së në ekip, janë duke kundërshtuar marrëveshjen.

“Vonohet nisja e delegacionit kosovar drejt Shtëpisë së Bardhë. Pjesa e AAK’së kundërshton marrëveshjen dhe nuk pranon të shkojë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.

Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj është duke e kundërshtuar marrëveshjen e cila ka një nga pikat e saj Ujmanin.

Vetë Haradinaj para pak çastesh ka reaguar, duke thënë se “Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”. /Insajderi.com