Zëdhënësi për media i Partisë Demokratike të Kosovës, Bashmir Xhemaj, demanton lajmin se partia të cilën e përfaqëson, do të futet në qeveri për ta zëvendësuar Aleancën për Ardhmëri të Kosovës, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur Xhemaj përmes një postimi në Facebook, ku tha se lajmi në gazetat online se PDK do të futet në qeveri në vend të AAK-së, është gënjeshtër.
“Është GËNJESHTËR lajmi në portale se PDK do të futet në qeveri dhe do ta zëvendësoj AAK-në!”, ka shkruar ai.
Lideri i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar largimin e ministrave të partisë që drejton, nëse pjesë e marrëveshjes do të jetë menaxhimi i përbashkët me Serbinë i Ujmanit, për çka edhe u raportua se pjesa e AAK-së në delegacionin kosovar ka vendosur të mos shkojë në Shtëpinë e Bardhë, nëse pjesë e marrëveshjes do të jetë një gjë e tillë. /Insajderi.com