Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Më të vërtetë historike

Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Më të vërtetë historike

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur “me të vërtetë historike”, marrëveshjen e Kosovës me Serbinë të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga Avdullah Hoti, Aleksandër Vuçiq dhe vetë Donald Trump, njofton Insajderi.

“Po pres të shkojë dhe t’i vizitojë të dyja vendet në një të ardhme jo shumë të largët”, ka thënë Trump, menjëherë pas aktit të nënshkrimit.

Ende nuk dihet shumë se çfarë përmban marrëveshja e nënshkruar në mes të Kosovës e Serbisë.

Ajo çfarë dihet deri më tani nga raportimet e mediave atje është se bëhet fjalë për një marrëveshje që ka të bëjë me investime të mëdha amerikane në Ballkan, veçanërisht në Kosovë e Serbi./Insajderi.com