Selim Selimi: Marrëveshja e sotshme hap një epokë dhe perspektivë të re

Selim Selimi: Marrëveshja e sotshme hap një epokë dhe perspektivë të re

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar rreth marrëveshjes për normalizim ekonomik e arritur sot në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Insajderi.

Selimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se marrëveshja e sotshme hap një epokë dhe perspektivë të re për të dyja vendet, Kosovën dhe Serbinë.

Tutje Selmi ka thënë se me ndihmën e lidershpit amerikan, Kryeministri Hoti ka arritur të nënshkruajë atë që është me e duhura për Kosovën.

“Si gjithmonë̈, lidershipi amerikan edhe kësaj radhe solli përfitime të mëdha për shtetin e Kosovës. Kryeministri Hoti arriti të nënshkruajë atë që është më e duhura për shtetin e Kosovës”.

Në fund, Selimi këtë arritje mes Kosovës dhe Serbisë e ka konsideruar edhe si kontribut të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sipas Selimit ka qenë i angazhuar që ShBA-ja të ketë rol aktiv në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo që sot u jetësua në Shtëpinë e Bardhë, është̈ edhe meritë e pamohueshme dhe e jashtëzakonshme e kryetarit Ramush Haradinaj, i cili pandalur u angazhua që ShBA-ja të ketë rol aktiv në procesin e dialogut”./Insajderi.com