Në Shtëpinë e Bardhë të premten, mes delegacionit kosovar dhe atij serb me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nënshkruar marrëveshja ekonomike e politike.
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se vendi ynë në Uashington forcoi shtetësinë e saj dhe se kush kishte dyshime për këtë tani më duhet të ndalet.
Pacolli theksoi se nuk ka marrëveshje perfektë por që sipas tij Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.
“Në Uashington, Kosova e forcoi shtetësinë e vet! Kush ka pasur dyshime deri dje, mendoj se duhet të ndalet! Kosova e bëri këtë nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes me Serbinë si palë e barabartë kontraktore me të; E mundësoi në selinë e presidentit mik të shtetit më të fuqishëm të botës; E arriti sipas modelit të pajtimit të palëve ndërluftuese evropiane pas Luftës së Dytë Botërore: nëpërmjet ekonomisë; falë ndihmës amerikane, mundësoi dhe një njohje simbolike të fuqishme të shtetit të Izraelit”, tha Pacolli.
Po ashtu ai ka shtuar edhe se marrëveshja nuk është fundi i historisë por një kapitull i ri i themeluar mbi paqen.
“Marrëveshja nuk është fundi i historisë, por një kapitull i ri i saj, themeluar mbi paqen, mirëqenien, bashkëpunimin me aleatët tanë historikë. Nuk ka marrëveshje perfektë. Por kur marrëveshjet janë përparim në raport me gjendjen ekzistuese, kur ato ngrihen mbi themele të shëndosha, do të prodhojnë me siguri pasoja për mirëqenien e brezave të rinj. Marrëveshje perfektë nuk ka, por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet”, tha Pacolli për KosovaPress.
Ai theksoi se nuk ka marrëveshje perfekt por Kosova e ka horizontin e hapur për avancimin e forcimit ndërkombëtar të shtetësisë së vet.
Pacolli shtoi se është krenar që ka përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti sikur që është me serbët, derisa ka shtuar se kjo është pikërisht pse është i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara e të dhunuara.
“Unë jam krenar, që në krye të herës kam përqafuar doktrinën ekonomike të zgjidhjes së një konflikti si ky që ne kemi pasur me serbët. Pikërisht pse jam i ndjeshëm për dhjetëra mijëra viktimat e vrara, të dhunuara, mes të cilëve dhjetëra familjarë të mi, e di se të fitosh paqen, mund ta bësh vetëm me ekonomi, duke menduar për fëmijët tanë, për jetën e tyre. Jam krenar që kam bashkëpunuar me nikoqirët amerikanë, për hapat që do hidhen drejt normalizimit ekonomik në marrëdhëniet midis dy vendeve”, potencoi Pacolli./Insajderi.com