Policia e Kosovës kanë dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen që ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në Ferizaj, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit 24 orësh të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje ku janë rrahur mes vete disa persona, njëri prej të cilëve është therrur me thikë nga dy persona të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Rr. 12 Qershori, Ferizaj 04.09.2020, 20:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje disa persona janë rrahur në mes vete dhe njëri prej tyre, viktima mashkull kosovar, është ther me mjet të fort (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raport. /Insajderi.com