Enver Hasani tërhiqet nga konkursi për Avokat të Popullit

Enver Hasani tërhiqet nga konkursi për Avokat të Popullit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është tërhequr nga konkursi për Avokat të Popullit, njofton Insajderi.

Këtë ia ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një emaili dërguar Kuvendit të Kosovës.

“E nderuar znj. Duda Balje. Përmes këtij emaili, kam nderin t’iu njoftoj se tërhiqem nga gara për Avokat të Popullit, për arsye tërësisht identike me ato të dhëna nga shoqëria civile lidhur me procesin, përkatësisht me mangësinë e transparencës dhe për arsye defekteve të tjera që kanë të bëjnë me integritetin e tërësishëm të tij”, thuhet në letrën e Hasanit.

Ai ka shtuar se ndoshta në një proces tjetër të drejtë e të paanshëm, të monitoruar nga organizma të besueshëm vendor dhe ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes së integritetit të tij, mund ta konsideroj kandidimin tim të sërishëm. /Insajderi.com