Zv-kryeministrja Balaj-Hlimaj: E injorova Vuçiqin pasi më foli serbisht

Zv-kryeministrja Balaj-Hlimaj: E injorova Vuçiqin pasi më foli serbisht

Zëvendës-kryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është marrë me të gjatë një konferencë për shtyp.

Zv-kryeministrja në Qeverinë Hoti, ka thënë se në Uashington presidenti i Serbisë i ka folur në gjuhën serbe dhe ajo e ka injoruar atë.

“E vërteta është që mua fare nuk më ka bërë përshtypje fakti që ai ka qenë duke ecur në pjesën ku ishim duke qëndruar dhe duke biseduar me disa të tjerë, kur ai me qëllim provokimi më është drejtuar në gjuhën serbe, prandaj unë thjesht e injorova dhe fare nuk iu përgjigja dhe vazhdova punën time”, ka shkruar ajo në Facebook.

Balaj-Halimaj, ka shtuar se kanë qëndruar në një shtet ku flitet gjuha angleze, i pëlqej apo jo Vuçiqit.

“Fundja ne të gjithë gjendeshim në një shtet që flitej gjuha angleze, prandaj kur flisnin me tjerë, ashtu siç e don rendi i drejtoheshim në gjuhën angleze, ky rregull vlen edhe për Vuçiqin i pëlqej apo nuk i pëlqej atij”, vazhdoi ajo. /Insajderi.com

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në konfernecën e tij të djeshme për shtyp qenka marrë edhe me mua, duke u ankuar…

Gepostet von Albulena Balaj Halimaj am Samstag, 5. September 2020