Albin Kurti kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit: Serbia mori gjithçka që kërkoi

Albin Kurti kundërshton marrëveshjen e Uashingtonit: Serbia mori gjithçka që kërkoi

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kundërshtuar marrëveshjen ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur në Uashington më 4 shtator.

Kurti, ka shkruar se Serbia ka fituar gjithçka, ndërsa Kosova asgjë, përpos “dëm”, “turp” dhe “rrezik”.

Ish-kryeministri i Kosovës , e ka quajtur “autokrat” presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ndërsa kryeministrin, Avdullah Hoti, “kryeministër i paligjshëm”.

Këtë marrëveshje, i pari i LVV-se, e lidhi me hegjemoninë serbe në këtë pjesë të rajonit, njofton Insajderi.

“Të gjithë në rajonin tonë janë të vetëdijshëm që minishengeni ndihmon hegjemoninë e Serbisë në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë kurti.

Sa i përket njohjes nga Izraeli, ai shtoi se në raportet në mes Kosovës dhe Izraelit nuk ka pse të përzihet Serbia.

Sipas tij, Serbia ka marrë gjithçka që kërkoi nga Kosova.

“Serbia kërkoi dalje në det, e mori, kërkoi financa i mori, kërkoi devijimin e hekurudhës kah Merdarja e mori, kërkoi minishengen e mori, kërkoi të hiqej pika ku mes tjerash nënkuptohej njohja e hoqi. Pra, askund s’ka njohje reciproke të premtuar. Përkundrazi, Grenell e pranoi se ka pranuar ta heq atë”, theksoi Kurti.

Lideri opozitar ka vazhduar të bëjë lidhjen ndërmjet marrëveshjes së Uashingtonit me zgjedhjet amerikane të 3 nëntorit. /Insajderi.com

Postimi i plotë:

Fushata zgjedhore në ShBA po vazhdon. Mbrëmë, në praninë e Presidentit Trump, kryeministri i paligjshëm i Kosovës dhe…

Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 5. September 2020