Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili në një postim në Twitter iu atribua Osmanit si “poliitkane që vetëm ankohet” dhe “nuk ka dhënë asnjë ide”.
Osmani i ka reaguar në Grnellit në Twitter, duke i thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë, por është njohje e nje realiteti që SHBA ishte e para që e bëri, njofton Insajderi.
“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është njohje e një realiteti që SHBA-të ishin të parat ta bënin një gjë të tillë. Ta thërrasësh projektin tonë të përbashkët një “simbolikë”, minimozon investimet bipartizane të SHBA-ve në Kosovë”, ka shkruar ajo.
“Dhe jo, ne nuk luftuam me Serbinë për fjalë, mbiemra apo simbolika, por luftuam për liri, luftuam kundër gjenocidit. Dialogu i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohje reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çka premtuan”, tha Osmani.
Kryeparlamentarja, vazhdoi duke thënë se “simbolika nuk krijon vende pune”, dhe këtë nuk mund të bëjnë siç tha Osmani, “politikanët e korruptuar”.
“Pajtohem. Simbolika nuk krijon vende pune. Por as politikanët e korruptuar në Kosovë s’mund ta bëjnë këtë, politikanët që kanë udhëhequr me shtetin dhe kanë shkatërruar ekonominë për 20 vite”, i është përgjigjur ajo Grenellit. /Insajdeir.com