Lideri PDK-së e mirëpret njohjen nga Izraeli

Lideri PDK-së e mirëpret njohjen nga Izraeli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit.

Veseli ka shkruar Twitter, duke thënë se njohja e Kosovës nga shteti hebre është i mrekullueshëm, njofton Insajderi.

Ai ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidentin, Donald Trump, për këtë njohje.

“Lajmërimi për njohjen e Kosovës nga Izraeli është i mrekullueshëm, shumë i mirëpritur dhe një moment i rëndësishëm për shtetin tonë. Faleminderit presidentit Trump dhe SHBA-ve për mbështetjen e tyre konstante”, ka shkruar ai. /Insajderi.com